Ndërlidhjet

Baku: Gazetarja e arrestuar lejohet të takohet me familjen


Gazetarja, Khadija Ismayilova - Arkiv
Gazetarja, Khadija Ismayilova - Arkiv

Khadija Ismayilova, gazetarja hulumtuese dhe kontribuese e Radios Evropa e Lirë, është lejuar që të takohet me të afërmit e saj për herë të parë prejse është arrestuar në fillim të muajit dhjetor.

Motra e saj, Sabina Rahimova, ka thënë sot se ajo është takuar me Khadijën, dje në qendrën e paraburgimit në Baku, ndërsa të dyja kanë biseduar përmes një dritare xhami.

Vajza e gazetares gjithashtu ka qenë e pranishme.

Ismayilova është arrestuar më 5 dhjetor ndërsa po mbahet në qendër paraburgimi për nxitjen e vetvrasjes.

Ajo thotë se është arrestuar për t’’iu hakmarrë për raportimet e saj gazetareske.

Arrestimi i saj është dënuar nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që shihet si pjesë e një fushate sistematike të autorizuar nga zyrtarët e lartë azer kundër gazetarëve dhe aktivistëve të këtij shteti.

XS
SM
MD
LG