Ndërlidhjet

Shqipëri: U hiqet imuniteti dy deputetëve


Ligjvënësit shqiptarë kanë votuar për heqjen e imunitetit të dy kolegëve të tyre të cilët kishin pretenduar se kryetari i Parlamentit ishte pas një komploti të dyshuar për vrasjen e njërit prej tyre.

Ligjvënësit votuan me 79 vota për dhe një abstenim, për të lejuar ndjekjen e Tom Doshi.

Doshi u përjashtua nga socialistët tre javë më parë, pasi kishte thënë se kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ish-kryeministër, kishte paguar 600 mijë euro për vrasjen e tij.

Imuniteti nga ndjekja penale ishte ngritur edhe për Mark Frrokun, për të cilin Doshi tha se i kishte treguar për këtë komplot

Frroku ka mohuar të gjitha akuzat.

Të dy u akuzuan zyrtarisht për dëshmi të rreme, pas një hetimi që nuk gjeti prova të një komploti për vrasje.

Ata përballen me deri në pesë vjet burg nëse dënohen.

XS
SM
MD
LG