Ndërlidhjet

Vdes presidenti i gjigantit të uraniumit të Kazakistanit


Presidenti i gjigantit të uraniumit të Kazakistanit, KazAtomProm, që është prodhuesi më i madh i uraniumit, ka vdekur në Pekin të Kinës.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit ka konfirmuar për media, duke thënë se Nurlan Kapparov, 44 vjeçar, ka vdekur nga një sulm në zemër gjatë një dreke në kryeqytetin e Kinës më 26 mars.

Ambasada e Kazakistanit në Pekin është duke e organizuar transportimin e trupit të Kapparovit për në Kazakistan, tha ministri.

Kapparov ishte kreu i KazAtomProm që nga muaji gusht i vitit 2014.

KazAtomProm është kompani shtetërore bërthamore e Kazakistanit.

XS
SM
MD
LG