Ndërlidhjet

SHBA: Milicia shiite nuk është përfshirë në aksionin kundër IS-it


Një gjeneral i lartë amerikan tha se milicia shiite nuk është e përfshirë në operacionet për të pastruar qytetin irakian të Tikrit nga militantët e Shtetit Islamik.

Gjenerali Lloyd Austin, kreu i Komandës Qendrore ushtarake të SHBA-ve, e bëri këtë njoftim në një komitet të Senatit më 16 mars.

Ai tha se milicia shiite e mbështetur nga Irani “është larguar nga ajo zonë" dhe rreth 4 mijë forca irakiane janë duke luftuar në qytet.

Këto komente vijnë një ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të filloi sulmet ajrore, në mbështetje të trupave tokësore të Irakut.

Forcat e sigurisë së Irakut, të mbështetura nga një numër i madh i milicisë shiite, filloi një operacion për të rimarrë kontrollin e Tikrit më 2 mars.

Militantët e Shtetit Islamik, të bllokuar në qendër të qytetit, kanë përdorur snajperë dhe armë tjera të rënda kundër tyre.

XS
SM
MD
LG