Ndërlidhjet

KDI: Qeveria e Kosovës, jo-transparente në prokurimin publik


Instituti Demokratik i Kosovës /Transparency International Kosova ka mbajtur sot një tryezë në të cilën është shpalosur “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik”, ku është analizuar publikimi i dokumenteve të prokurimit nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, KDI tha se gjatë vitit të kaluar ka bërë matjen e transparencës në prokurimin publik në të dy nivelet e pushtetit, komuna dhe qeverinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se ka mungesë të transparencës nga institucionet.

Sipas komunikatës, pjesëmarrësit në këtë debat, kanë shtruar nevojën e përmirësimit të bazës ligjore, si dhe implementimin e prokurimit elektronik, si mekanizëm për të rritur transparencën e prokurimit publik.

"Si konkluzion i përgjitshëm i debatit ishte që matja e transparencës në prokurimin publik është domosdoshmëri dhe duhet të vazhdojë, pasi është mënyrë e mirë për të vlerësuar nëse institucionet po përmirësojnë performancën e tyre në raport me informimin e publikut apo e kundërta", thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje gjithashtu u kërkua nga Komisioni Rregullativ të Prokurimit të shohë mundësinë e nxjerrjes së një rregullore të veçantë për fushën e transparencës në prokurim, për t’i detyruar institucionet të publikojnë të dhënat e tenderëve.

XS
SM
MD
LG