Ndërlidhjet

Taxhikistan: Bëhet thirrje për mbylljen e Partisë Rilindja Islame


Imamët e disa xhamive nëpër Taxhikistan u kanë bërë thirrje besimtarëve myslimanë të mbështesin mbylljen e Partisë Rilindja Islame, duke bërë thirrje për referendum që të shpërbëjnë partinë e vetme islamike të regjistruar zyrtarisht në vend.

Një letër që u është shpërndarë imamëve sot, u tha se shpërbërja e partisë do ta ndihmonte Taxhikistanin të "shmangë fatin e shteteve tjera ku ekstremistët islamikë po e pengojnë paqen dhe rendin".

Letra besohet se është dërguar nga një qendër islamike e mbështetur nga qeveria e vendit, që shpesh u dërgon imamëve tekste të rekomanduara për predikime.

Në xhaminë qendrore të Dushanbes, zëvendës myftiu Domullo Saidakbar u bëri thirrje besimtarëve për të shpërbërë partinë përmes një referendumi.

Saidakbar tha se qytetarët e Taxhikistanit janë myslimanë me kulturë dhe historikisht, por jo në grupe politike.

XS
SM
MD
LG