Ndërlidhjet

Tajlanda ekstradon një shtetas rus


Tajlanda ka ekstraduar një shtetas rus të kërkuar nga policia rajonale e Kemerovos në Siberi, për banditizëm, rrëmbim dhe grabitje.

Ministria e Brendshme ruse tha se Sergei Kovalenko, 25 vjeçar, u deportua nga Tajlanda më 27 mars.

Hetuesit thonë se Kovalenko ka organizuar një grup kriminal, i njohur si "junior sportistët", në vitin 2001, dhe thuhet se ishte përfshirë në vjedhje të biznesmenëve lokalë në Kemerovo.

Kovalenko u largua nga Rusia pasi hetuesit arrestuan disa anëtarë të grupit të tij në 2012.

Në korrik, autoritetet Tailandeze ekstraduan një tjetër rus, që njihej si bos i krimit, Aleksandr Matusov.

Matusov, 52 vjeçar, ishte i kërkuar në Rusi për përfshirjen e tij të dyshuar në disa vrasje dhe aktiviteteve të tjera kriminale, nga ana e një rrjeti kriminal famëkeq në Moskë - Grupi Shchyolkovo.

XS
SM
MD
LG