Ndërlidhjet

Çeket e rrëmbyera në Pakistan – janë liruar


Hana Humpalova dhe Antonie Chrastecka

Dy çeke të reja të rrëmbyera në Pakistan në vitin 2013, janë liruar dhe janë nisur për në vendin e tyre.

Shtetaset e Çekisë, Hana Humpalova dhe Antonie Chrastecka, tashmë janë në Turqi, raportoi agjencia çeke e lajmeve, CTK.

Organizata humanitare turke, IHH, raportohet se ka ndihmuar në negociatat për lirimin e tyre.

Dy çeket ishin rrëmbyer nga personat e armatosur në rajonin jugor pakistanez, Baloçistan, më 13 mars 2013.

Ato, në atë kohë, ishin 24 vjeçare dhe udhëtonin nga Irani për në Indi me autobus.

XS
SM
MD
LG