Ndërlidhjet

Tunizi: Vriten 9 militantë islamistë


Ilustrim
Ilustrim

Forcat e Tunizisë kanë vrarë nëntë militantë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në pjesën jugore të vendit.

Operacioni është pjesë e shtypjes së militantëve pas sulmit terrorist në muzeun Bardo në kryeqytetin e këtij vendi ku u vranë 21 turistë të huaj.

Ministria e Brendshme ka thënë se operacioni i sotëm është kryer në rajonin Gafsa.

Militantët që ishin cak i operacionit dyshohet se i përkisnin grupit militant, Okba Ibn Nafaa, për të cilët autoritetet thonë se qëndrojnë prapa sulmit në muzeun kombëtar të Tunizisë.

Grupi ekstremistë i Shtetit Islamik, megjithatë publikisht e kishte marrë përsipër përgjegjësinë mbi sulmin në muze.

Ndërkohë mijëra tunizianë pritet të marrin pjesë sot në marshin e solidaritetit në Tunis, derisa presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi pritet të jenë të pranishëm në demonstratë.

XS
SM
MD
LG