Ndërlidhjet

Irani thotë se ka mundësi për marrëveshje bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë sot se mundësitë për një marrëveshje bërthamore në mes të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore janë 90 %.

Sipas tij megjithatë janë vetëm 50% mundësi që kjo marrëveshje të arrihet sot.

Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë u janë bashkuar dje kryediplomatëve të SHBA-ve dhe Iranit në Luzanë të Zvicrës për të vazhduar bisedimet rreth një marrëveshje fillestare që duhet të arrihet deri më 31 mars.

Kjo marrëveshje duhet të finalizohet deri në fund të qershorit, përmes së cilës, Irani e ndalon pasurimin e uraniumit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka mundësi që sot të takohet edhe me shefen e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini në Zvicër.

Kjo e fundit ka thënë dje se palët negociuese nuk kanë qenë asnjëherë kaq afër arritjes së marrëveshjes se sa tani.

XS
SM
MD
LG