Ndërlidhjet

A. Saudite: Akuzë ndaj Putinit për hipokrizi


Saud al-Faisal në samitin e Ligës Arabe në Egjipt
Saud al-Faisal në samitin e Ligës Arabe në Egjipt

Arabia Saudite e ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për hipokrizi lidhur me rolin rus në luftën civile në Siri.

Këto komente i ka bërë mbrëmë ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal, në samitin e Ligës Arabe në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Agjencia Reuters rapoton se al-Faisal ka thënë se Putini nuk duhet të shprehë mbështetje për zgjidhje paqësore dhe mosndërhyrje në Lindjen e Mesme, derisa e nxitë jostabilitetin duke e mbështetur presidentin e Sirisë, Bashar al-Asssad, dhe duke e armatosur ushtrinë e qeverisë së tij.

“Ai flet për problemet në Lindjen e Mesme, sikur Rusia nuk ka ndikim në këto probleme”, tha al-Faisal.

Në letrën e tij, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shkruar se “ne i mbështesim aspiratat arabe për të ardhme prosperuese dhe për zgjidhje të të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet bota arabe, me anë të mjeteve paqësore, pa asnjë ndërhyrje nga jashtë”.

Moska ka qenë mbëshetëse e fuqishme eAssadit, ndërsa Arabia Saudite e kundërshton atë.

Në komentet e publikuara më 27 mars në gazetën zyrtare ruse, Rosiyskaya Gazeta, presidenti Assad tha se Siria do ta mirëpriste rritjen e pranisë ushtarake ruse në portet e Sirisë, përfshirë atë në Tartus, ku Rusia e mbanë atë që e cilëson si pikë furnizuese detare.

XS
SM
MD
LG