Ndërlidhjet

Dënohet një agjent i FBI-së për pengimin e një hetimi


Ilustrim
Ilustrim

Një ish agjent i FBI-së i akuzuar se ka dashur ta hutojë një hetim rreth dyshimeve për korrupsion ndaj një kontraktori të mbrojtjes amerikane në Afganistan është dënuar me 10 vjet burg.

Prokurorët thonë se agjenti tashmë i pensionuar nga New Yorku, Robert Lustyik Jr. e ka krijuar një dosje të intervistave të fabrikuara në këmbim të pagesave të premtuara me qëllim që të duket sikur shefi i kontraktorit të mbrojtjes ka luajtur rol kyq në një operacion kundër terrorizmit.

Lustyik, është dënuar se ka provuar ta prishë hetimin që po bëhej në Utah rreth kompanisë së kontraktuar e cila ishte nisur nga ish ushtarët amerikan dhe dyshohej se paguante ryshfet q të fitoi 54 milionë dollarë në kontrata të fryera qeveritare në Afganistan.

Gjykata ka dhënë verdiktin duke thënë se Lustyik është munduar që të bllokojë hetimin duke i thënë një hetuesi të FBI-së se shefi i kompanisë së kontraktuar, ish ushtari i forcave speciale amerikane, Michael Taylor, ka ndihmuar në kapjen e një terroristi të dyshuar.

Taylor është dënuar me dy vjet burg për të njëjtin rast.

XS
SM
MD
LG