Ndërlidhjet

Stamboll: Merret peng një prokuror turk


Ilustrim
Ilustrim

Një prokuror turk që po merret me hetimin e vdekjes së një protestuesi antiqeveritar, është marrë peng nga një grup i armatosur brenda një gjykate në Stamboll, shkruajnë mediat turke, transmeton Reuters.

Mehmet Selim Kiraz, është duke e hetuar vrasjen e Berkin Elvan, i cili vdiq marsin e kaluar pasi kaloi 269 ditë në koma për shkak të lëndimeve që ishin shkaktuar nga policia në protestat masive të verës së vitit 2013.

Brenda objektit të gjykatës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton agjencia e lajmeve Dogan.

Disa raporte mediale e kanë lidhur kidnapimin me një grup radikal të majtë.

Televizioni turk, NTV e ka publikuar një fotografi në faqen e saj të internetit, të një personi të armatosur derisa ia drejton armën në kokë prokurorit, i cili shihet se i ka duart e lidhura.

Raportohet se në gjykatë kanë hyrë edhe forcat e armatosura turke.

XS
SM
MD
LG