Ndërlidhjet

Iran: Të ndalen sulmet ajrore në Jemen, të filloj dialogu


Pamje afër mbetjeve të shtëpive të shkatërruara nga një sulm i sotëm ajror afër aeroportit në kryeqytetin Sana në Jemen
Pamje afër mbetjeve të shtëpive të shkatërruara nga një sulm i sotëm ajror afër aeroportit në kryeqytetin Sana në Jemen

Irani ka kërkuar “ndaljen e menjëhershme” të operacioneve ushtarake të udhëhequra nga Arabia Saudite kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen, duke tërhequr vërejtjen se “sulmi” e rrezikon gjithë rajonin.

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Hossein-Amir Abdollahian, tha sot në Kuvajt se Irani dhe Arabia Saudite do të mund të bashkëpunonin për zgjidhjen e krizës në Jemen.

Njëherësh, televizioni shtetëror raportoi se Irani e ka dërguar një transport me ndihmë joushtarake në Jemen, që është e para dërgesë e tillë prej se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, javën e kaluar i ka filluar sulmet ajrore kundër kryengritësve huthi.

Por, ministri i jshtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal, në Rijad e ka denoncuar “mbështetjen” e Iranit për kryengritësit huthi, që synojnë “destabilizimin” e Jemenit.

Aeroplanët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të gjashtën ditë me radhë, i kanë sulmuar caqet në Jemen, ndërsa luftnijet e kanë ndërmarë sulmin e parë kundër një aeroporti, që është nën kontroll të kryengritësve në periferi të qytetit port, Aden.

XS
SM
MD
LG