Ndërlidhjet

Mustafa prezanton 100 ditët e punës


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa - Arkiv
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa - Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka prezantuar në vija të përgjithshme Draft-Raportin e punës së Qeverisë gjatë 100 ditëve të para të punës.

Ky Raport, është miratuar nga Qeveria një ditë para se Mustafa të ballafaqohet në interpelancë me opozitën në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka pranuar se ka marrë nën drejtim qeverinë në një periudhë jo të lehtë, kur pakënaqësitë politike e sociale në vend ishin në rritje. Në rend të parë ai ka përmendur protestat të cilat eskaluan edhe ne dhunë si dhe migrimet e paligjshme masive të qytetarëve jashtë vendit. Megjithatë, ai është shprehur i bindur se do të kthehet besimi i qytetarëve gjatë mandatit katër vjeçar.

Zhvillimi ekonomik, zbutja e papunësisë, ndryshimi i politikave fiskale, por edhe miratimi i Ligjit për ndalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, pastaj themelimi i Gjykatës Speciale dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës, janë proklamuar nga kreu i ekzekutivit të Kosovës si prioritete të qeverisjes së tij.

Sa i përket bojkotit të Listës Serbe që po u bën institucioneve, Mustafa ka thënë se pret kthimin e këtij subjekti politik, ngase nuk ka parë arsye që bojkoti të vazhdoj tutje.

Të enjtën, në seancën e paditës, Mustafa pritet të ballafaqohet me opozitën pikërisht në lidhje me 100 ditët e para të punës së Qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG