Ndërlidhjet

Ukraina do e blej gazin rus nëse çmimi bie në 250 dollarë


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i energjisë së Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, ka thënë se Ukraina momentalisht nuk është duke blerë gaz nga Rusia, dhe se do të pajtohej të blej gazin rus vetëm nëse çmimi zbritet në 250 dollarë për 1 mijë kub metër.

Demchyshyn ka thënë sot në Kiev se Ukraina pritet që brenda dy javëve të nënshkruaj memorandum me Rusinë për të mbuluar furnizimet deri në mars të vitit të ardhshëm.

Ende nuk është e qartë nëse Rusia do të pajtohet për çmimin e propozuar nga Ukraina.Ukraina deri më tash ka paguar 329 dollarë për 1 mijë kub metër të gazit rus.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë mbrëmë se ai e përkrah shtyerjen e kësaj marrëveshjeje edhe për tre muaj.

XS
SM
MD
LG