Ndërlidhjet

Policia ruse bllokon fabrikën e Poroshenkos


Ilustrim
Ilustrim

Policia e ka rrethuar një fabrikë çokollate në Rusi e cila është pronë ekompanisë së presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, Roshen.

Agjencitë e lajmeve ruse raportojnë se policia ka bllokuar hyrjen e fabrikës në qytetin perëndimor, Lipetsk.

Drejtori i fabrikës, Konstatin Vakhonin, nuk ka pranuar të komentojë rastin, ndërsa zëdhënësja e policisë rajonale nuk ka pranuar të jap detaje.

Lidhjet në mes të Moskës dhe Kievit janë dëmtuar shumë pas aneksimit që Rusia i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë, dhe luftimeve në lindje të Ukrainës në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë.

Poroshenko, muajin e kaluar i ka akuzuar autoritetet ruse se po ndërhyjnë në planet për të shitur fabrikën.

Roshen ka larguar nga puna rreth 400 punonjës në nëntor, duke thënë se është duke reduktuar operacionet.

XS
SM
MD
LG