Ndërlidhjet

Shqipëri: Pas eksplodimit – evakuohet fshati


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet e Shqipërisë thonë se po i evakuojnë banorët e një fshati pas eksplodimit në një fushë të naftës, që është pronë e një kompanie nga Kanadaja.

Nuk është raportuar për lëndime.

Në njoftimin e kompanisë Bankers Petroleum Ltd, me seli në Kalgari të Kanadasë, thuhet se sot në fshatin Marinzë, “gjatë opeacionit të shpimit ka ndodhur rrjedhje e pakontrolluar e gazit natyror”, raporton AP nga Tirana.

Banorët e fshatit Marinzë, që është 130 kilometra në jug të kryeqytetit Tiranë, po evakuohen për shkak të tymit nga eksplodimi, për të cilin kompania tha se nuk është helmues.

Po ashtu, kompania tha se po punon me autoritetet lokale për evakuimin e banorëve, në mënyrë që më vonë ta pastrojnë këtë hapësirë.

Zëdhënësi i ministrisë së energjisë së Shqipërisë, Dardan Malaj, tha se disa banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Komania Bankers Petroleum vepron në Shqipëri prej vitit 2004 dhe prodhon deri në 1.2 milionë tonelata naftë në vit.

Vitin e kaluar në Shqiëri janë prodhuar gjithsej 1.4 milionë tonelata naftë.

XS
SM
MD
LG