Ndërlidhjet

Qeveria e Irakut rikthen Tikritin


Tikrit, Irak
Tikrit, Irak

Qeveria e Irakut ka thënë se ka marrë kontrollin e Tikritit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, është filmuar duke ngritur flamurin atje.

Operacioni njëmujor për rikthimin e qytetit ka qenë ofensiva më e madhe e qeverisë kundër grupit xhihadist.

Tikriti ka rënë në duart e militantëve qysh në qershor të vitit 2014.

Forcat irakiane, përfshirë ushtarë, milici shiite dhe fise sunite, kanë nisur operacionin e shkallës së gjerë për rikthimin e Tikritit qysh më 2 mars.

XS
SM
MD
LG