Ndërlidhjet

Al Shabab vret 15 veta në Kenia


Kenia - foto arkivi
Kenia - foto arkivi

Militantë të maskuar kanë sulmuar kampusin e një universiteti në verilindje të Kenias, duke vrarë së paku 15 persona dhe duke marrë peng disa studentë.

Në shënjestër të sulmit ka qenë universiteti në qytetin Garisa.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar kampusin dhe kanë shkëmbyer zjarr.

Rreth 65 persona po ashtu janë plagosur.

Grupi ekstremist Al Shabab ka thënë se ka kryer sulmin, në shenjë hakmarrjeje për trupat keniane që luftojnë në Somali.

Zëdhënësi i operacioneve ushtarake të Al Shababit, Sheikh Abdiasis Abu, është cituar të ketë thënë se grupi ka liruar myslimanët, ndërsa ka vrarë dhe marrë peng disa të krishterë.

Al Shabab ka sulmuar vazhdimisht Kenian qysh në vitin 2011, kur trupat keniane janë dërguar në Somali për të ndihmuar luftën kundër militantëve atje.

Al Shababi lufton për krijimin e shtetit islamik në Somali.

XS
SM
MD
LG