Ndërlidhjet

Obama: Marrëveshja kornizë me Iranin është “e mirë”


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se marrëvshja kornizë e arritur në bisedimet për programin atomik të Iranit është “marrëvshje e mirë”, e cila nëse implementohet në tërësi, do ta parandaloj Iranin nga prodhimi i armatimit abërthamor.

“Sot, Shtetet e Bashkura, së bashku me aleatët tanë dhe partnerët, kanë arritur një mirëkuptim historik me Iranin, i cili nëse implementohet plotësisht, do ta parandaloj atë nga sigurimi i armatimit atomik”, tha Barack Obama para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse kjo kornizë do të çoj në marrëveshjen gjithpërfshirëse finale, kjo do t’i bëjë bëjë më të sigurt vendin tonë, aleatët dhe botën tonë”, tha presidenti Obama.

Por, zoti Obama tha se “puna jonë nuk ka përfunduar” në arritjen e marrëveshjes atomike me Irain, dhe ka shprehur përkushtim që “gjithnjë të bëhet ajo që është e domosdoshme”për ta ndalur Iranin nga sigurimi i armatimit bëthamor.

XS
SM
MD
LG