Ndërlidhjet

Shtohen dëshmitë se Lubitz rrëzoi aeroplanin qëllimshëm


Fotografia e kutisë së dytë të zezë
Fotografia e kutisë së dytë të zezë

Hetuesit e aviacionit në Francë thonë se kutia e dytë e zezë e gjetur në rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings në Alpe, shton dëshmitë se bashkë-piloti Andreas Lubitz me qëllim ka rrëzuar aeroplanin, i cili vrau të gjithë 150 njerëzit që ishin në bord.

Hetuesit gjermanë këtë javë thanë se në apartamentin e pilotit në Dyseldorf kanë gjetur një llaptop, ku në historinë e kërkimeve në internet kishin parë se si 27 vjeçare kishte kërkuar mënyra si të vetëvritet.

Analizat mjeko-ligjore besonin se Lubitz e kishte mbyllur veten në kabinë, gjatë udhëtimit nga Barcelona për në Dyseldorf dhe me qëllim ka përplasur aeroplanin në Alpet e Francës.

Prokurorët thanë se hetuesit kanë gjetur mbetje mortore me ADN-në e 150 personave të ndryshëm, por do të duhet kohë deri kur të identifikohen me mostrat e siguruara nga familjarët e tyre.

XS
SM
MD
LG