Ndërlidhjet

Sharif: Pakistani qëndron me Arabinë Saudite për Jemenin


Kryeministri i Pakistanit Muhammad Nawaz Sharif ka shprehur shqetësimin e tijlidhur me përmbysjen e qeverisë së Jemenit dhe tha se do të qëndrojë me Arabinë Saudite derisa ajo drejton një koalicion kundër rebelëve shiitë atje.

Sharif këto deklarata i bëri sot gjatë një konference në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Më 2 prill, Sharif kryesoi një takim për Jemenin, pasi një delegacion politik dhe ushtarak u kthye nga një udhëtim faktmbledhës nga atje, në Arabinë Saudite.

Në një deklaratë të lëshuar pas kësaj mbledhjeje ai përsëriti se çdo shkelje e "integritetit territorial" do të sillte një "përgjigje të fortë" nga Pakistani.

Ai gjithashtu dënoi "veprimet e akterëve jo-shtetërorë në Jemen për të përmbysur një qeveri legjitime."

Pakistani, aleat i afërt i Arabisë Saudite,do të mbajë një seancë të veçantë në parlament më 6 prill, për të debatuar se a duhet t'i bashkohet koalicionit saudit kundër forcave anti-qeveritare në Jemen.

XS
SM
MD
LG