Ndërlidhjet

Sulmohet mbesa e heroit sovjetik


Mbesa e heroit sovjetik të Luftës së Dytë Botërore, gjeneralit Ivan Panfilov, është rrahur nga sulmues të panjohur, në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty.

Aigul Baiqadamova, 67 vjeçare, u sulmua në mbrëmjen e 2 prillit, afër ndërtesës ku ajo jeton.

Baiqadamova, që është po ashtu vajza e kompozitorit të famshëm kazak Bakhytzhan Baiqadamov, tha se sulmi mund t'i jetë bërë për shkak të pikëpamjeve të saja që i ka thënë në publik dhe internet, duke thënë se sulmuesit nuk ishin hajdutë.

Ajo kohëve të fundit kishte marrë pjesë në disa diskutime, duke e mbrojtur shiritin me vija portokalli dhe zi të St. George, që është asociiuar me përkujtimet e fitores sovjetike të vitit 1945 mbi Gjermaninë naziste.

Por, tash ky shirit përdoret nga disa njerëz në Rusi për të shprehur mbështetje të separatistëve në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG