Ndërlidhjet

Udhëheqësi i lutjeve iranian përshëndet marrëveshjen


Udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Teheran ka përshëndetur marrëveshjen kornizë me fuqitë botërore mbi programin bërthamor të Iranit dhe sugjeroi që udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei mbështet marrëveshjen paraprake.

Gjatë predikimit javor në Universitetin e Teheranit më 3 prill, Ayatollah Mohammad Emami-Kashani përshkroi ekipin negociator iranian si "këmbëngulës, të mençur, dhe të qetë", njoftoi agjencia e lajmeve ISNA.

Ai tha se Khamenei "mbështet këta përfaqësues".

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore arritën një marrëveshje kornizë në Zvicër më 2 prill, duke shkaktuar festime në rrugët e Teheranit.

Irani dhe gjashtë fuqitë tani kanë tre muaj për të zgjidhur detajet dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në një afat të vetë-imponuar, më 30 qershor.

Marrëveshja do të vendosë kufizime në programin bërthamor të Iranit, në shkëmbim të lehtësimit nga sanksionet.

XS
SM
MD
LG