Ndërlidhjet

Rrëshqitjet e dheut vrasin 10 persona në Taxhikistan


Faizabad...
Faizabad...

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në një zonë pranë kryeqytetit të Taxhikistanit, Dushanbe.

Kreu i Komitetit për Situatat Emergjente, Orif Nozimov u tha gazetarëve se tragjedia ndodhi në lagjen Faizabad, rreth 50 kilometra larg Dushabe, më 3 prill.

Nozimov tha se dhjetëra banorë të fshatit Yakabedi janë bllokuar në shtëpitë e tyre, që janë mbuluar nga balta.

Në fillim të muajit shkurt, ortekët vranë dhjetëra njerëz në Taxhikistan.

Në Taxhakistan, 93 për qind e territorit është malor, dhe në sezona të tilla, ortekët apo rrëshqitjet e dheut lënë të vdekur dhjetëra persona çdo vit.

XS
SM
MD
LG