Njëzet e gjashtë punëtorë në një bazë nisjeje anijesh kozmike të Rusisë në Lindjen e Largët, kanë filluar një grevë urie për të kërkuar pagat e vonuara.
Një grevist, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk janë paguar për disa muaj dhe kompania i detyrohet çdo punëtori deri në2,500 dollarë.
Në këtë bazë, punojnë më shumë se 5,700 persona.
Rreth 100 punëtorë gjithashtu protestuan më 24 mars për të kërkuar pagat e papaguara.
Më parë këtë javë, autoritetet lokale premtuan se do të paguajnë borxhet dhe disa punëtorë i morën pagat e tyre, por pagesat ndaluan pasi zyrtarët mbetën pa para.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka theksuar rëndësinë e një baze nisjeje anijesh kozmike të re, në mënyrë qe vendi të reduktojë varësinë ndaj kompleksit Baikonur të Kazakistanit.