Ndërlidhjet

Jemen:Sulmet ajrore vrasin familjen 9 anëtarëshe


Ilustrim
Ilustrim

Një sulm ajror afër kryeqytetit jemenas, Sanaa, ka vrarë një familje me nëntë anëtarë, në mesin e të cilëve gjashtë fëmijë, kanë thënë banorët e zonës për Reuters.

Dyshohet se familja u vra si pasojë e sulmeve të koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite kundër milicisë Shiite, Huthi.

Pesë banorë të tjerë janë lënduar ndërsa disa të tjerë kanë mbetur nën rrënoja të objekteve të shkatërruara.

Operacioni i koalicionit të shteteve sunite ka për qëllim që të ndalojë grupit Huthi të marrë shtetin në kontroll, dhe rivendosjen në pushtet të presidentit, Abd Rabbu Mansour Hadi.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet të shtunën pasi Rusia e ka thirrur një takim për të diskutuar propozimin e një pause humanitare të sulmeve ajrore.

XS
SM
MD
LG