Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga uron për Pashkët


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

'Ju përcjell urimet e mia më të mira me rastin e Festës së Pashkëve. Dëshiroj që kjo festë, që shënon ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, t’ju gjejë mes miqsh e të dashurish, në paqe e gëzime'.

Kështu e ka nisur urimin e saj e para e shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga në letrën dërguar Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Zonja Jahjaga ka shkruar ndër të tjera në urimin e saj, “le të na shërbejë kjo festë, për të treguar solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe respektin tonë. Shpirti human na ka përshkuar me decenie e shekuj, ta tregojmë atë edhe sot.”

Në fund të letrës së saj, Presidentja ka thënë se lutet për “mirëqenie e dashuri mes njerëzish, për paqe për të gjithë njerëzimin.”.

XS
SM
MD
LG