Ndërlidhjet

Françesku, thirrje për fundin e ‘dhunës absurde’


Papa Françesku - Arkiv
Papa Françesku - Arkiv

Në mesazhin e dhënë për festën e Pashkëve, Papa Françesku, ka kërkuar dhënien fund të “dhunës absurde” në zonat e konfliktit në të gjithë botën.

Ai e ka lavdëruar arritjen e marrëveshjes fillestare për programin bërthamor të Iranit.

Papa ka bërë thirrje për lutje për ata që u vranë kampusin e Universitetit në Garissa të Kenisë, ku persona të armatosur nga grupi somalez, Al Shabaab, vrau rreth 150 persona.

Papa gjithashtu ka kujtuar 21 të krishterët egjiptian koptik të vrarë nga militantët e Shtetit Islamik në Libi ndërsa bëri thirrje për dhënien fund të “gjakderdhjes absurde dhe veprave barbare të dhunës”.

Françesku gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij për paqe dhe të mirën e gjithë njerëzve në Jemen dhe Ukrainë.

XS
SM
MD
LG