Paraqitjet përfundimtare në procesin kundër të akuzuarit për sulmet në Maratonën e Bostonit, Dzokhar Tsarnaev, do të bëhen sot në shtetin lindor amerikan, Masaçusets.
Dzokhar Tsarnaev, 21 vjeçar, është i akuzuar për vrasje, por avokatët e tij kanë thënë se megjithqë ai është fajtor për vendosjen e bombave të prodhimit shtëpiak në linjën e finishit të maratonës në vitin 2013, me ç’rast u vranë tre njerëz, ai nuk duhet të ballafaqohet me dënim me vdekje.
Njëra nga katër pikët e aktakuzës është edhe vrasja e një oficeri të policisë.
Avokatët e Tsarnaevit do të argumentojnë se ai ishte radikalizuar nga vëllau i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i cili ishte vrarë gjatë luftimeve me armë me policinë, katër ditë pas sulmit me bombë.
Dzokhar Tsarnaev është shtetas amerikan me origjinë nga Kirgizia, ku kishte jetuar për disa vjet.