Ndërlidhjet

Irani: Shefi ushtarak e lavdëron marrëveshjen atomike


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Teheran në Iran
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Teheran në Iran

Shefi ushtarak në Iran, Hassan Firuzabadi, e ka lavdëruar suksesin e vendit të tij në negociatat me gjashtë fuqitë botërore për arritjen e marrëveshjes kornizë për programin antomik kundërthënës të Iranit.

Gjenerali Firuzabadi, që është aleat i afërt i liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e uroi atë për “sukses të ekipit për negociata të Iranit dhe e ka falënderuar” presidentin iranian, Hassan Rohani, dhe ministrin e jashtëm, Mohammad Javad Zarif.

Opinionet në Iran, lidhur me marrëveshjen konrizë të 2 prillit, janë të ndryshme, prej festimeve në rrugët e Iranit për arritjen e marrëveshjes, e deri te kritikat nga konservatorët e linjës së fortë.

Kryetari i Kuvendit të Iranit, Ali Larijani, e ka përshkruar marrëveshjen si “pozitive”, ka raportuar agjencia e lajmeve, ISNA.

XS
SM
MD
LG