Ndërlidhjet

Siri: Militantët e IS-it e shkatërruan një kishë


Ilustrim
Ilustrim

Mediat shtetëtore të Sirisë sot raportojnë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë shkatërruar një kishë të vjetër 80 vjeçare, në provincën verilindore, Hassaka.

Agjencia e lajmeve SANA raportoi se dje militantët e kishin vendosur eksplozivin brenda kishës në qytetin Tel Nasri, ku milictë e krishtera dhe kurde, kanë luftuar kundër militantëve.

Nuk është rpaortuar për të vrarë apo të plagosur.

Në muajin shkurt, militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 200 pjesëtarë të një komuniteti të krishterë në pjesën verilindore të Sirisë.

Nëntëmbëdhjetë prej tyre janë liruar muajin e kaluar, por vendndodhja e të rrëmbyerve të tjerë nuk është e njohur.

Vlerësohet se para se të filloj konflikti, para katër vitesh, afro 40 mijë pjesëttarë të këtij komuniteti, që njihen si asirianë, kanë jetuar në Siri, së bashku me gjithsej 1.2 milionë të krishterë.

Militantët e Shtetit Islamik, pos kishave, kanë shkatërruar edhe vende të shenjta të myslimanëve shiitë dhe të atyre sufi.

XS
SM
MD
LG