Ndërlidhjet

Al Abadi zotohet se do të mbrojat pronat e sunitëve


Pjesëtarë të milicisë shiite në Irak - Ilustrim
Pjesëtarë të milicisë shiite në Irak - Ilustrim

Kryeministri irakian ka thënë se ai do e mbrojë popullin në territoret e rimarra nga Shteti Islamik nga çfarëdo hakmarrje apo shkelje të të drejtave të njeriut.

Duke folur në qytetin e Irbilit, Haider al Abadi, është zotuar se “prona dhe të drejtat” e banorëve vendor do të respektohen në zonat prej nga janë përzënë militantët e Shtetit Islamik.

Milicitë vullnetare shiite të njohura si Forcat Mobilizuese Popullore, kanë luftuar përkrahë trupave ushtarake irakiane.

Raportohet se ato kanë luajtur rol kyq në largimin e militantëve të Shtetit Islamik nga Tikriti dhe disa qytete të tjera.

Megjithatë, milicitë shiite që përkrahen nga Irani, gjithashtu janë akuzuar se kanë vandalizuar dhe kanë vjedhur në qytetet sunnite pasi i kanë rimarrë prej IS-it.

Al Abadi e ka pranuar se dhjetëra shtëpi dhe dyqane janë djegur në Tikrit.

XS
SM
MD
LG