Ndërlidhjet

OKB kërkon qasje në një kamp në Damask


Kampi i refugjatëve Yarmouk në Damask.
Kampi i refugjatëve Yarmouk në Damask.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar qasje humanitare në kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk, në Damask.

Një zyrtare e OKB-së e ka përshkruar situatën e 18,000 refugjatëve atje si “përtej çnjerëzores”.

Situata është përkeqësuar qysh më 1 prill, kur militantët e Shtetit Islamik kanë nisur një ofensivë.

Kryesuesja e Këshillit të Sigurimit, ambasadorja e Jordanisë, Dina Kawar, ka bërë thirrje për “mbrojtje të civilëve, qasje humanitare dhe ndihmë për të shpëtuar jetët e njerëzve”.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, ka thënë se shpërtimi i refugjatëve është prioriteti kryesor i qeverisë së tij.

Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të zhvendosin refugjatët diku tjetër në Siri ose jashtë saj.

XS
SM
MD
LG