Ndërlidhjet

Jemeni në rrezik nga kriza humanitare


Aden, Jemen
Aden, Jemen

Punëtorët e ndihmës në Jemen paralajmërojnë për krizë humanitare, derisa vazhdojnë luftimet e rënda midis rebelëve shiitë Huthi dhe forcave qeveritare për kontrollin e qytetit Aden.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se së paku 560 njerëz janë vrarë, 1,768 janë plagosur dhe rreth 100,000 janë zhvendosur nga shtëpitë, pas intensifikimit të luftimeve në tri javët e fundit.

OBSH ka thënë se furnizimet mjekësore nuk janë duke arritur në kohë.

Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke bombarduar caqet e rebelëve që dy javë.

XS
SM
MD
LG