Ndërlidhjet

Franca deklasifikon dosjet për Ruandën


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Franca ka deklasifikuar dokumentet që lidhen me gjenocidin në Ruandë, ka bërë të ditur Zyra e Presidentit.

Dosjet, përfshirë këshillat e dhënë nga presidenti i atëhershëm, Francois Mitterrand, do të mund të shikohen nga studiuesit dhe grupet e viktimave.

Vrasjet masive më 1994 kanë marrë mbi 800,000 jetë njerëzish.

Franca ka pranuar se ka bërë gabime në lidhje me gjenocidin, por mohon pretendimet e Ruandës për bashkëfajësi.

Vitin e kaluar, Franca është tërhequr nga ceremonitë përkujtimore të 20-vjetorit të gjenocidit, pasi presidenti i Ruandës, Paul Kagame, ka përsëritur akuzat se Franca ka luajtur rol të drejtpërdrejtë.

Dhuna është shkaktuar nga vdekja e presidentit Juvenal Habyarimana, Hutu etnik, i cili është vrarë kur aeroplani i tij është hedhur poshtë.

Gjenocidi ka marrë fund pasi Fronti Patriotik i Kagames – grup rebel i udhëhequr nga Tutsit – ka mposhtur trupat qeveritare më vonë atë vit.

XS
SM
MD
LG