Ndërlidhjet

Merren peng 10 prokurorë afganë


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur e kanë sulmuar një zyrë prokurorësh në qytetin verior afgan, Mazar e Sharif.

Burime policore dhe dëshmitarë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se tre persona të armatosur kanë hyrë sot në zyrën e prokurorit krahinore në Mazar e Sharif, ku janë përballur me armë zjarri me forcat e sigurisë.

Ata kanë thënë se dy oficerë policor janë vrarë dhe rreth 10 prokurorë janë marrë peng.

Burime mjekësore kanë thënë se së paku shtatë persona, përfshirë edhe një fëmijë janë dërguar në spital.

Mediat raportojnë se sulmuesit kanë pasur të veshur uniforma ushtarake.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi një ushtar afgan e ka vrarë një ushtar amerikan dhe ka plagosur disa të tjerë në qytetin lindor të Xhalabadit.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se sulmi na përkujton se “Afganistani është ende një vend i rrëzikshëm” dhe se ka ende punë për të bërë në përkrahje të forcave afgane të sigurisë pas tërheqjes së shumicës së trupave të koalicionit të NATO-s, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG