Ndërlidhjet

Beogradi zyrtar i dërgon notë proteste ambasadorit shqiptar


Ivica Daçiq, foto nga arkivi
Ivica Daçiq, foto nga arkivi

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar sot se ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, i është dërguar një notë proteste.

Në të thuhet se “qëndrimet e kryetarit të qeverisë së Shqipërisë janë të papranueshme për Serbinë, se deklarata e tij është në vazhdën e disa deklarimeve provokatibe të përfaqësuesve të lartë politike të Shqipërisë, që dëmtojnë raportet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe rrezikojnë raportet në tërësi dhe stabilitetin në rajon”.

Sipas një njoftimi nga ministria e jashtme serbe, thuhet se “bëhet fjalë për një thirrje të rrezikshme për ripërcaktimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht ndërmjet shteteve në rajon”.

Nota e protestës ka të bëjë me atë që Beogradi e ka interpretuar si thirrje të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për "bashkim kombëtar klasik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë".

Zoti Rama ka thënë se “puna e përbashkët ndërmjet dy qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit 21, në funksion të një Bashkimi Evropian".

XS
SM
MD
LG