Ndërlidhjet

Eddie Murphy nderohet me çmimin prestigjioz Mark Twain


Mark Twain
Mark Twain

Eddie Murphy do të nderohet me çmimin amerikan për humor këtë vit, nga Qendra e Arteve John F. Kennedy.

Në njoftimin e kësaj qendre thuhet se 54 vjeçari Murphy do të marrë çmimin Mark Twain për Humorin Amerikan më 18 tetor.

Çmimi për humorin nderon personalitetet që ndikojnë në shoqëri, përmes komenteve dhe satirës, në traditën e Mark Twainit.

Laureatët e këtij çmimi në të kaluarën ishin Jay Leno, Carol Burnett dhe Ellen DeGeneres.

XS
SM
MD
LG