Ndërlidhjet

Polonia shënon përvjetorin e humbjes së presidentit të saj


Vendi ku u rrëzua aeroplani me presidentin polak, Kaczynski
Vendi ku u rrëzua aeroplani me presidentin polak, Kaczynski

Polonia po shënon pesëvjetorin e rrëzimit të avionit në Rusi, ku u vra presidenti polak dhe disa zyrtarë të lartë.

Në avionin e rrëzuar më 10 prill të vitit 2010, afër qytetit perëndimor rus të Smolenskit, humbën jetën 96 persona përfshirë presidentin Lech Kaczynski, gruan e tij, guvernatorin e bankës qendrore, komandantë të lartë të armatës dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Delegacioni i nivelit të lartë po udhëtonte për në Rusi për të përkujtuar viktimat e masakrës së Katinit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë oficerët ushtarak polak nga pjesëtarët e policisë sekrete ruse.

Hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit janë duke vazhduar.

Më 27 mars, prokurorët polak thanë se po planifikojnë ngritjen e akuzave kundër dy oficerëve rusë të kontrollit ajror. Prokurorët thanë se oficerët rus ishin përfshirë në komunikim me avionin që po përpiqej të ateronte në mot të lig.

Polonia është ndër kritikuesit më të ashpër të ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe Rusia vështirë që mund të pajtohet me ekstradimin e oficerëve të kontrollit ajror.

XS
SM
MD
LG