Ndërlidhjet

Lirohet i dyshuari për sulmin në Mumbai


Zaki-ur-Rehman Lakhvi, - Arkiv
Zaki-ur-Rehman Lakhvi, - Arkiv

Raportohet se autoritetet e Pakistanit e kanë liruar me kusht organizatorin e dyshuar të sulmeve vdekjeprurëse në qytetin indian, Mumbai në vitin 2008.

Avokati, Malik Nasir Abbas, i ka thënë Reutersit sot se klienti i tij, Zaki ur Rehman Lakhvi tashmë është “jashtë burgut”.

Lakhvi, udhëheqësi i grupit të ndaluar militant, Lashkar e Taiba, ka qenë në burg prej vitit 2009.

Lirimi i Lakhvis është bërë disa muaj pas grindjeje rreth mbajtjes së tij në paraburgim pasi një gjykatës vendosi për lirimin e tij me kusht në muajin dhjetor, vendim ky që nxiti dënimin e Nju Delhit.

Avokati i tij ka thënë se Gjykata e Lartë në Lahore, e ka urdhëruar lirimin e tij më 9 prill, me dorëzani prej 20 mijë dollarëve.

Lakhvi akuzohet se e kishte organizuar një seri të sulmeve me bomba që vrau 166 persona në nëntor të vitit 2008, në Mumbai.

XS
SM
MD
LG