Ndërlidhjet

Clinton, të dielën e konfirmon se do kandidojë për president


Hillary Clinton - Arkiv
Hillary Clinton - Arkiv

Hillary Clinton pritet që këtë të dielë të bëjë publike qëllimin e saj për të kërkuar nominimin e Partisë Demokratike amerikane për postin e presidentit të SHBA-ve, përmes një mesazhi me video që do të jepët përmes rrjeteve sociale.

Lajmi është raportuar nga Reuters mbështetur në informacionet e një zyrtari demokrat amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Pas publikimit të njoftimit zyrtar, sipas këtij burimi anonim të Reuters, ish Sekretarja amerikane e Shtetit do të udhëtojë drejt shteteve kyçe sa i përket votimit, më saktë në Iowa dhe New Hampshire.

“Ajo pritet të bëjë publike të dielën qëllimin se do të kandidojë”, thotë ky burim.

XS
SM
MD
LG