Ndërlidhjet

IS-i nis ofensivë në Ramadi të Irakut


Anbar, Irak
Anbar, Irak

Zyrtarët irakianë kanë thënë se grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka nisur një ofensivë të madhe në qytetin Ramadi, që është kryeqytet i provincës Anbar.

Militantët kanë sulmuar pjesët veriperëndimore dhe jugperëndimore të Ramadit.

Në jugperëndim, makinat bomba kanë pasur në shënjestër forcat e sigurisë në hyrje të qytetit.

Së paku 13 militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në këto luftime, kanë thënë burimet zyrtare.

Qeveria irakiane raportohet se ka dërguar përforcime në Ramadi, në pritje të kundërsulmeve.

Ofensiva e Shtetit Islamik vjen një ditë pasi kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka thënë se “beteja e ardhshme” e Irakut është të rimarrë Anbarin, pjesa më e madhe e të cilit kontrollohet nga IS-i.

XS
SM
MD
LG