Ndërlidhjet

Rusia ankohet për reduktimin e stafit në NATO


Ilustrim
Ilustrim

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksei Meshkov, ka thënë se vendimi i NATO-s për të zvogëluar numrin e përfaqësuesve rusë në Aleancë “ka shije të Luftës së Ftohtë”.

Zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero, ka thënë se të gjitha delegacionet e 41 vendeve partnere të NATO-s do të lejohen të kenë staf prej më së shumti 30 përfaqësuesish.

Rusia besohet se është i vetmi vend, delegacioni i së cilës në NATO përfshin 50 veta.

Romero ka thënë se kufizimet e stafit janë masë praktike.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së Kremlinit për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG