Ndërlidhjet

SHBA: Kritikë ndaj Iranit për të drejtat e femrave


Samantha Power gjatë një seance në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Samantha Power gjatë një seance në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Iranin lidhur me të drejtat e femrave në këtë vend, pasi Irani u zgjodh anëtar i një trupe të OKB-së për gratë.

Irani mbrëmë vonë u zgjodh në Bordin e Grave të Kombeve të Bashkuara, me 36 prej gjithsej 53 votave të mundshme.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, tha në mbledhjen e bordit se numri i vogël i votave reflekton “shqetësim të thellë” të anëtarëve të OKB-së për zgjedhjen e Iranit në këtë organ, që ishte krijuar në vitin 2010, për ta shtuar lëvizjen për barazinë e femrave dhe fuqizimin e tyre.

“Në Iran femrat juridikisht nuk kanë të drejtë të mbajnë disa poste qeveritare, atje nuk ka ligj kundër dhunës në familje, dhe tradhëtia bashkëshortore ndëshkohet me gjuajtje me gurë, kështuqë e gjithë kjo e bënë krejtësisht të pavend që Irani të marr rol udhëheqës në të drejtat e grave dhe mirëqenien e tyre në Kombet e Bashkuara”, tha Samantha Power.

Ajo, mëtutje ka theksuar se është “ekstremisht e pakënaqur” që grupi Ati-Paqësor, e ka mbështetur kandidimin e Iranit për në bord, me mandat trevjeçar, që fillon më 1 janar të vitit 2016.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

XS
SM
MD
LG