Ndërlidhjet

Kosovë: Ka arritur ambasadori i ri britanik O’Connell


Ruairi O'Connell
Ruairi O'Connell

Më 10 prill në Kosovë ka arritur, Ruairi O’Connell, para se ta filloj detyrën e Ambasadorit të Britanisë në Republikën e Kosovës, ku e zëvendëson, ambasadorin e deritashëm, Ian Cameron Cliff, ka njoftuar Ambasada Britanike në Prishtinë.

Zoti O’Connell i ishte bashkuara Zyrës së Jashtme dhe të Komonveltit në vitin 2001, dhe ka punuar në një varg çështjesh gjatë karrierës së tij, i fokusuar në çështjen e sigurisë evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Ai më parë kishte shërbyer në Kosovë, gjatë rrugës që ka çuar deri në pavarësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Për emërimin e tij për të shërbyer në Kosovë, zoti O’Connell tha se është “i nderuar dhe shumë i kënaqur të emërohet si Ambasador Britanik në Republikën e Kosovës” dhe ka shtuar se “gjatë historisë së vështirë aktuale, Britania dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme”.

Mëtutje, ai ka theksuar se më gëzim pret që të punoj përsëri me “miqtë e vjetër dhe të rinjë nga të gjitha komunitetet e Kosovës, për të ndërtuar lidhje të fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe për ta mbështetur Kosovën në rrugën e intgrimit evropian”.

Ruairi O’Connell e fillon punën më 14 prill, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

XS
SM
MD
LG