Ndërlidhjet

Afganistan: Luftime të ashpra ndërmjet ushtrisë dhe talibanëve


Pamje nga provinca Badakshan në Afganistan
Pamje nga provinca Badakshan në Afganistan

Policia afgane thotë se forcat e qeverisë i kanë vrarë 27 luftëtarë talibanë gjatë “luftimit intensiv”, që ka zgjatur afro 24 orë, në provincën verilindore, Badakshan.

Zyrtarë lokalë kanë njoftuar se luftimet kanë përfunduar sot në orët e mëngjesit.

Gjatë luftimeve janë vrarë edhe 6 ushtarë dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Sipas zyrtarëve lokalë, luftimet kishin filluar kur militantët talibanë i kishin sulmuar pikat e sigurisë në një fshat të provincës, Badakshan, në mëngjesin e djeshëm.

Talibanët thanë se u kanë “shkaktuar viktima” forcave të qeverisë, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG