Ndërlidhjet

Libi: U vranë dy rojtarë në Ambasadën e K. Jugore


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Tripoli në Libi
Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Tripoli në Libi

Persona të armatosur dhe të paidentifikuar e kanë sulmuar sot Ambasadën e Koresë Jugore në kryeqytetin Tripoli në Libi, duke i vrarë dy rojtarë dhe plagosur një tjetër.

Ministria e jashtme e Koresë Jugore tha se askush nga anëtarët e personelit të ambasadës nuk është lënduar nga ky sulm dhe se nuk është e qartë se kush ishte cak i sulmit: ambasada apo rojet e sigurisë.

Sulmuesit i janë afruar ambasadës me makinë dhe i kanë hedhur disa predha brenda kompleksit të saj.

Koreja Jugore po e shqyrton tërheqjen eventuale të stafit të ambasadës nga ky kompleks.

Për këtë sulm askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Por, në Liibi aktualisht ekzistojnë disa grupe të armatosura, që vazhdojnë ta destabilizojnë situatën, prej se është përmbysur regjimi i Muammar Gadaffit, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG