Ndërlidhjet

Italianët nxjerrin nga deti trupat e 9 migrantëve libianë


Ilustrim
Ilustrim

Rojet bregdetare italiane kanë nxjerr 9 trupa nga deti pasi një anije u mbyt me më shumë se 150 migrantë që janë nisur nga bregdeti i Libisë, raporton AFP.

Njësitet e kërkim shpëtimit kanë thënë se kanë shpëtuar 144 migrantë ndërsa janë ende duke kërkuar për të tjerë pasi anija e tyre u mbyt përtej bregdetit libian.

Numri total i pasagjerëve në bord megjithatë ende nuk dihet ende.

Numri i migrantëve që hyjnë ilegalisht në BE në vitin 2014 është trefishuar, me 276 mijë migrantë ilegalë të regjistruar, shumica absolute e tyre duke hyrë në BE përmes Mesdheut.

XS
SM
MD
LG